Të akuzuar për vepra të ndryshme penale, tre të arrestuar në Elbasan

schedule09:44 - 25 Tetor, 2020

schedule 09:44 - 25 Tetor, 2020

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga tre persona të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Sipas policisë një 40 vjeçar është arrestuar pasi akuzohet për dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Ndërkohë një 22 vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi me mjetin e tij ka aksidentuar një 45 vjeçar.

Njoftimi i plotë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan,  arrestuan në flagrancë shtetasin: L.Rr., 40 vjeç,  banues në Elbasan,  pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike si dhe ka kanosur me mjet të mprehtë thikë bashkëshorten e tij.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan,  u procedua penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”, shtetasi  M.M., 31 vjeç, banues në Elbasan, i cili  nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan,  arrestuan në flagrancë shtetasit :

A.Ç., 43 vjeç,  banues në fshatin Kodër Bujarës, Elbasan,  pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

K.K., 22 vjeç,  banues në Elbasan, pasi në fshatin Bradashesh, Elbasan,  ka aksidentuar jashtë rrezikut për jetën shtetasin A.Ç., 45 vjeç, banues në fshatin Bradashesh, Elbasan, i cili ishte këmbësor

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.e.su./abcnews.al