Të akuzuar për vepra të ndryshme penale, 8 të arrestuar në Tiranë

schedule13:32 - 27 Dhjetor, 2021

schedule 13:32 - 27 Dhjetor, 2021

Tetë persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Policia bën me dije se mes të arrestuarve janë dhe persona të akuzuar për dhunë në familje dhe për vjedhje.

Ndërkohë të arrestuar janë edhe disa shoferë makinash të cilët kanë drejtuar mjetin jashtë rregullave të qarkullimit.

Njoftimi i plotë:

Vihen në pranga 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. L., 25 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, për të shmangur masën administrative, i ka ofruar punonjësit të Policisë, një shumë parash.

—-

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. P., 39 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes.

—-

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. H., 40 vjeç, pasi ka tentuar të vjedhë një biçikletë në pronësi të shtetasit A. Z., 46 vjeç.

—-

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– F. S., 44 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes;

 

– I. S., 24 vjeç dhe E. H. (M)., 26 vjeç, pasi kanë shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës.

—-

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve E. H., 32 vjeç dhe F. D., 26 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!