Policia e Tiranës ka vënë në pranga 4 persona të akuzuar për vepra të ndryshme penale.
Sipas uniformave blu janë vënë në pranga dy të rinj, përkatësisht 28 dhe 23 vjeç , pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tyre në kohë dhe vende të ndryshme nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” shtetasit M. S., iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë, ndërsa shtetasit E. P., iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis dhe 1 armë e ftohtë (thikë).
Gjithashtu në pranga është vënë dhe një 43 vjeçar për prishje të qetësisë publike.
Njoftimi i plotë:
Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :
M.S., 28 vjeç dhe E. P., 23 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tyre në kohë dhe vende të ndryshme nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” shtetasit M. S., iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë, ndërsa shtetasit E. P., iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis dhe 1 armë e ftohtë (thikë).
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit O. M., 43 vjeç, pasi në rrugën “Abdi Toptani”, ka prishur qetësinë publike dhe ka goditur për shkak të detyrës punonjësin e Policisë Bashkiake.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. L., 34 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 1.13 mg/l.
Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al