Tayna është një nga reperet më të komentuara në Shqipëri, qoftë për karrierën, apo për jetën e saj personale.
Tayna është gjithashtu shumë aktive në rrjete sociale dhe ndan me ndjekësit foto dhe momente të ndryshme nga jeta e saj, ndërsa së fundmi ka zbuluar se për të bërë një foto siç duhet desh u thye në mes.
Mbrëmjen e djeshme reperja ka publikuar një foto para pasqyrës, ku duket shumë provokuese, e veshur me një kostum bardhë e zi: bluzë e shkutër dhe e hapur në pjesën e gjoksit dhe pantollona të ngushtë.
“Pas kësaj fotoje u thyeva dhe desh m’u ndal fryma…”, ka shkruar Tayna krahas fotos.