Tayna merr dhuratën e veçantë, tregon kush e surprizon çdo ditë

schedule15:54 - 30 Qershor, 2020

schedule 15:54 - 30 Qershor, 2020

Në kaq pak kohë në tregun muzikor, Tayna ka arritur të bëhet një nga reperet më të suksesshme shqiptare. Ajo ka qenë shumë aktive me projekte muzikore, që janë kthyer menjëherë në hite. Padyshim, kjo ka bërë që reperja të ketë një numër të madh fansash brenda dhe jashtë vendit.

Madje, ajo qëndron pranë tyre duke publikuar momente nga jeta e saj në Instagram, ku numëron më shumë se 1.4 milion ndjekës. Së fundmi, Tayna ka ndarë një detaj të veçantë, teksa ka publikuar një foto në Instastory.

Ajo ka treguar se surprizohet çdo ditë nga fansat e saj, të cilët i dërgojnë dhurata. “Kam fansat më të mirë. Ata më sjellin dhurata në shtëpinë e prindërve pothuajse çdo ditë. Faleminderit Aurita. Të dua!”, ka shkruar reperja krahas fotos që ka publikuar.

 

Pas kësaj periudhe të vështirë për shkak të koronavirusit, reperja ka njoftuar se ka nisur sërish turin, ku së fundmi ka mbajtur dhe koncertin e parë në Zvicër, duke thënë: “E shpall zyrtarisht sezonin të hapur“. /abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

E shpall zyrtarisht sezonen te hapur🔥

A post shared by Tayna (@tayna) on