Taylor Swift mund të jetë fejuar me të dashurin, Joe Alwyn dhe fansat janë mëse të bindur për këtë. Dyshimet për një fejesë të mundshme lindën pas një ndryshimi të bërë në tekstin e këngës “Love Story”.
Disa fansa vunë re se një pjesë e teksti ndryshoi nga “Baby just say yes” në “Baby just said yes”. Kjo ka bërë që ata të mendojnë se dyshja kanë hedhur hapin e radhës drejt fejesës dhe tashmë presin një konfirmim nga diva e muzikës.
Ndërsa Swift dhe Alwyn janë në lidhje që nga viti 2017, ata të dy kanë arritur ta mbajnë lidhjen e tyre relativisht private. Në një intervistë për Rolling Stone muajin e kaluar, këngëtarja e “Shake It Off” tregoi se si e ka ndryshuar marrëdhënia me Joe.
wait why aren’t we talking about the fact that taylor said “it’s a love story baby just SAID yes” i just saw a tiktok and i didn’t even notice until the girl pointed it out omg original lyrics are baby just say yes is our queen trying to tell us something
— christina (@folklorebabe) December 3, 2020
“Unë mendoj se duke e njohur atë dhe duke qenë në një marrëdhënie, patjetër që kam marrë vendime që e kanë bërë jetën time të jetë reale dhe më pak se thjesht një rrëfim për t’u komentuar nga tabloidet.” tha këngëtarja. /abcnews.al