Tatimet: “Në një muaj mbyllen e gjobiten 22% e sipërmarrjeve të kontrolluara”

schedule16:47 - 2 Nëntor, 2017

schedule 16:47 - 2 Nëntor, 2017

Një muaj pas nisjes së aksionit antiinformalitet, tatimet kanë bërë një bilanc, ku rezuton se gati një e katërta e bizneseve të kontrolluara, kanë kryer shkelje.

Gati një e katërta e bizneseve të kontrolluara në një muaj nga tatimet dhe inspetkoriati i punës, janë penalizuar deri në mbyllje të aktivitetit. Nga të dhënat e Drejtorisë së Tatimeve janë mbyllur, për shkak të shkeljeve të konsatatuara 3109 sipërmarrje, ndërsa kanë marrë penalitete financiare rreth 2450 biznese.

Në njeë muaj, grupet e taskforcës kanë kontrolluar mbi 11 mijë biznese . Nga të dhënat e tatimeve, në tetor u futën në skemën e sigurimeve 506 punonjës që të cilët u gjendën të padeklaruar, ndërsa u penalizuan punëdhënesit e tyre.

Masat shtrënguese po vijnë në të njëjtën kohë, ndërsa po zbatohet ligji i fshirjes së pjesshme të detyrimeve të prapambetura nga vitet e shkuara.

Vlera e fshirë nga sistemi është 8.6 miliardë lekë sipas tatimeve, ndërsa janë mbledhur 1.25 miliardë lekë.
Në mënyrë automatike po fshihen detyrimet e papaguara deri në fund të vitit 2010, ndërsa borxhet e bizneseve deri në 2014-n po fshihen me kusht pagesën e detyrimit në masën 70%.

 

https://youtu.be/RtQ7RcMH0Uw

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!