Në kulmin e aksionit antiinformalitet Tatimet e kanë përqendruar vëmendjen tek deklararimi i punonjësve dhe pagave reale të tyre. Pas kontrolleve në terren i kanë kërkuar bizneseve të përmbushin vullnetarisht detyrimet tatimore.
Tatimet iu kanë kërkuar sipërmarrësve të rrisin numrin e punonjësve të përfshirë në skemën e sigurimeve shoqërore, deklarimin real të pagave të punonjësve të specializuar e të administratës si dhe të ulin tepricën kreditore.
Përmes një njoftimi Drejtoria e Tatimeve ka ftuar bizneset t’i përmbushin vullnetarisht detyrimet tatimore përmes vlerësimit të deklaratave.
Kjo nismë u paralajmërua nga Drejtoresha Rajonale e Tatimpaguesve të Mëdhenj gjatë takimi zhvilloi me Dhomën Amerikane ku u shpreh se sa i përket punësimit, kontrollet nuk do të jenë më për sigurimin, por për nivelin e pagës.
Mosdeklarimi i pagave reale është një nga format më të përhapura të evazionit në vend.
Shqipëria mbledh si kontribute të sigurimeve shoqërore e shëndetësore vetëm 5% të prodhimit të brendshëm bruto duke shënuar nivelin më të ulët në rajon dhe Europë.
Kontributet e sigurimeve në vendet e rajonit sjellin më shumë se 10% të PBB-së./ABC News.
https://youtu.be/Bki2Utr6KUE