Muhameti, ish konkurrent Për’puthen + 40 ishte lojtari i mbrëmjes së sotme në “Kutia 21” por fati nuk ishte në anën e tij. Që në mesin e lojës, u eliminuan të gjitha shumat e mëdha duke përfshirë dhe 10 mijë eurot. Megjithatë, ai kishte mundësi të merrte 500 euro, shuma më e madhe që kishte mbetur ende në lojë.
Por kur dhe kjo shifër iku, bankieri ofroi një bast. Ai tha se mund të fitonte 1200 euro nëse Muhameti arrin të hapë në mënyrë të njëpasnjëshme kutitë që kanë 1 cent dhe 10 cent. As kësaj here nuk ia arriti qëllimit pasi në kutitë që ai zgjodhi kishte 2 dhe 50 euro.
Bankieri ofroi një tjetër mundësi. Nëse Muhameti hap të gjitha kutitë e mbetura nga shifra më e vogël te më e madhja, fiton 180 euro. Më pas, kur në lojë ishin vetëm 0.5 dhe 20 euro, lojtarit i ofrohet oferta e pazakontë dhe nuk bëhet fjalë për para. Ndiqni videon e mëposhtme.
/abcnews.al