Tiranë- Kryeministri britanik Keir Starmer, në një konferencë për mediat me kryeministrin Rama u ndal edhe te çështja e emigracionit, duke nënvizuar se ka një ulje drastike.
Starmer tha se falë bashkëpunimit mes dy vendeve, ka pasur një ulje dramatike të shifrave për emigrantët e paligjshëm. Gjithashtu kryeministri britanik theksoi se kjo skemë është mirë që të shtrihet edhe në vendet e tjera të rajonit për të parandaluar aktivitete kriminale kufitare.
Starmer vlerësoi bashkëpunim me Shqipërinë në këtë fushë si tejet efektiv.
“Diskutuam efektivitetin e bashkëpunimeve që kemi në këto vite që kanë çuar në uljen dramatike të shifrave. Dhe folëm se si kjo punë mund të shtrihet në vende të tjera të rajonit dhe se si të punojmë bashkë për aktivitete të tjera kriminale kufitare. Ky model i veçantë ka qenë më efektivit dhe mendojmë njësoj. Nuk preferojmë t’i biem rreth e rrotull por të përveshim mëngët dhe ta zgjidhim atë”, tha ai.
/abcnews.al/