Task-Forca, Gjonaj: 5 të shkarkuar nga puna

schedule10:35 - 10 Tetor, 2018

schedule 10:35 - 10 Tetor, 2018

5 shkarkime nga puna ka rekomanduar Task-Forca Antikorrupsion e qeverisë dhe 26 masa disiplinore. Të dhënat i bëri publike ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj në informacionin e përjavshëm mbi masat e mëtejshme ndëshkimore ndaj të korruptuarëve në zyrat e shtetit.

“Bazuar në denoncimet e qytetarëve në platformën e bashkëqeverisjes shqipëriaqeduam.al Task-Forca antikorrupsion realizuar kontrolle dhe inspektime në disa institucione si Aluizni Durrës, Aluizni Kavajë, Inspektoriati shtetëror i Punës dhe i Shërbimeve Shoqërore Dega Tiranë. Task-Forca ka rekomanduar në përfundim të tyre 26 masa disiplinore prej të cilave 5 shkarkime nga detyra. Në personat e shkarkuar nga detyra 3 janë përgjegjës sektori dhe dy specialistë pranë drejtorisë rajonale Aluizni Durrës. Nga kontrollet e realizuara dhe gjetjet e tyre ka rezultuar se në disa raste shkeljet e kryera nga punonjësit e administratës përmbajnë elementë të veprave penale. Në këto kushte nga ana e Task Forcës janë kryer kallëzimet penale për 6 punonjës në organet e prokurorisë”, tha Gjonaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!