SPAK brenda kufijve institucionale dhe jashtë lojërave politike, edhe kur vjen puna te hetimi i zgjedhjeve.I ftuar për seancë dëgjimore, në Komisionin e Reformës Zgjedhore, drejtuesi i SPAK, Klodian Braho u distancua menjëherë nga qëndrimet politike për zgjedhjet e 11 majit 2025.
“Nuk jam ketu per te vleresuar subjektet politike, garen dhe zgjedhjet. Seshte kjo kompetenca jone. Kompetenca jone eshte ligji. Spak ka konpetence vetem korrupsionin aktiv dhe pasiv ne zgjedhje. Veprat e tjera te krimit zgjedhor i perkasin prokurorive me te uleta, vetem kur subjekti eshte kompetence e jona. Jo cdo shkelje zgjedhore apo parregullsi eshte kompetenca jone apo perben veper penale. Jemi te vetedijshem se pritshmeria ndaj spak eshte me e larte se kufiri i kompetencave tona.”
Për zgjedhjet e 11 majit, përballë akuzave të opozitës, Braho mbrojti Task Forcën e SPAK duke e konsideruar të suksesshme në parandalimin e krimeve zgjedhore.
“Bashkepunimi me kqz dhe pp, krijuam nje mekanizem me funksionale, shmangien e mbivendosjeve dhe reagimin. Task forca tregoi nje vlere praktike, reagimi mos ishte qendror por dhe territorial. 2025 tregoi se prania ka efekt parandalues. Spak kqz e pp ishin me te koordinuara, tregoi nje vemendje me te larte ndaj pergjegjesise penale”
Edhe propozimet e Brahos per reformen zgjedhore ishin më teresisht ligjore, duke ia lënë topin politikës në parlament për të vendosur mbi mënyrën e adresimit të luftimit të krimeve zgjedhore.
“Mendojmë se duhet të ketë strategji kombëtare. Pra, një task forcë e përkohshme që të fillojë më herët se 4 muaj nga zgjedhjet, por të ketë vëmendje të përhershme. Një grup ku të përfshihen një sërë institucionesh, nga SPAK, PP, KQZ edhe Policia. Kjo mendojmë se rrit bashkëpunimin dhe ndihmon në parandalimin e këtyre krimeve. Mendojmë se duhen diferencuar dhe ashpersuar sanskionet, mos trajtohen baras qytetaret e thjeshte me kandidat apo subjekte politike”
Megjithatë PD ishte e bindur në Komision se SPAK ndikoi negativisht në zgjedhje. Braho i dha përgjigje deputetëve demokratë.
“Ka patur reagim, regjistrim, moskompetence etj. Nuk eshte seanca apo vendi ku te flasim per ceshtje te vecanta Por ne prill, ju kujtoj kemi patur korrespondence dhe ju kemi njoftuar mbi ceshtjet tuaja. Nese keni ankesa, mund ti drejtoheni gjykates.”
Por të dhënat e paraqitura nga kreu i SPAK, treguan se nuk ishte PD, as vetë SPAK institucioni me më shumë referime e kallëzime per krime zgjedhore ne 11 maj, por Policia e SHTETIT.
“47% e kallëzimeve apo referimeve, vijnë nga Policia. Kemi patur bashkëpunim me cdo strukturë lokale policore në terren. 23% nga vetë SPAK, 28% nga qytetarë apo subjekte politike”



