Kryeministri britanik Keir Starmer ka komentuar vendimet e presidentit amerikan Donald Trump, lidhur me tarifat për marrëveshjet tregtare.
Starmer ka thënë se “një luftë tregtare” nuk i sjell dobi askujt, megjithatë nënvizon se Britania e Madhe është e përgatitur për të gjitha rastet.
Po ashtu Starmer shprehet se bisedimet mbi një marrëveshje tregtare SHBA-MB janë konstruktive dhe po “përparojnë”.
“Unë mendoj se është një zgjedhje e gabuar për mbrojtjen, për sigurinë e inteligjencës, për arsye që i kemi përsëritur. Unë gjithashtu mendoj se është e gabuar sa i përket tregtisë dhe ekonomisë”, ka shtuar Starmer.