Ish-ambasadori Fatos Tarifa ishte i ftuar këtë të premte në emisionin “Provokacija”. Ai theksoi se Shqipëria filloi të bëhej moderne në kohën e komunizmit. Mirëpo sipas tij për ta ndërtuar këtë lloj shoqërie ka pasur një kosto të lartë njerëzore, financiare dhe ekonomike.
Fatos Tarifa: Krijuan një shoqëri që ishte e para moderne në Shqipëri. Moderne si një shoqëri që filloi të industrializohej në Shqipëri. Industritë e para në Shqipëri pas lufte u krijuan. Filloi të arsimohej dhe si shoqëri që filloi të urbanizohej. Shqipëria filloi të bëhej moderne për ironi të fatit në kohën e komunizmit.
Mustafa Nano: Kjo mund të thuhet dhe për Bashkimin Sovjetik, por kostoja ka qenë e lartë?
Fatos Tarifa: Patjetër, por edhe këtu kostoja njerëzore, kostoja ekonomike, kostoja financiare ka qenë shumë të larta, por kjo ishte shoqëria që ai brez donte të ndërtonte dhe ndoshta objektivisht e mbetur në këtë krah të perdes së hekurt nuk kishte rrugë tjetër./abcnews.al