Tare: Lazio kantier i hapur, do jemi protagonistë. Shumë shqiptarë? S’është rastësi

schedule17:19 - 30 Korrik, 2021

schedule 17:19 - 30 Korrik, 2021

Te Lazio po e presin me entuziazëm dhe besim të madh sezonin e ri. Në stol është ulur Maurizio Sarri, dhe është e sigurt që skuadra bardhekaltër do të vijojë një luajë një futboll të bukur, ofensiv dhe tepër argëtues.

Drejtuesi sportiv i klubit italian, Igli Tare ka folur për TGR Lazio rreth pritshmërive nga sezoni ri, teksa nuk mungon një koment në lidhje me lojtarët shqiptarë të ekipit kryeqytetas.

Mund të mbërrijmë larg, pasi kemi transformuar plotësisht ekipin. Lazio është akoma një kantier i hapur, shpresoj që deri në fund të gushtit t’i japim formën e duhur skuadrës. Ne do të jemi protagonistë sezonin e ardhshëm.

Shumë lojtarë shqiptarë në skuadër? Nuk është rastësi, është çështje besimi. Duke i njohur shumë mirë ata si lojtarë, unë mendova se mund të na shërbenin. Hysaj ishte shumë i suksesshëm edhe para se të vinte në Lazio“, deklaroi Tare. /abcnews.al