Tare: Fatale nëse Serie A nuk mbyllet. Merkato deri në dimër? S’më intrigon

schedule18:59 - 28 Mars, 2020

schedule 18:59 - 28 Mars, 2020

Lazio po zhvillonte një sezon spektakolar. Faza e dytë ishte e mrekullueshme dhe djemtë e Simone Inzaghit po garonin për titullin kampion. Juventusi numëron vetëm një pikë më shumë, ndërsa Interi ka mbetur disi prapa. Koronavirusi bllokoi gjithçka dhe Igli Tare po pret me padurim rifillimin e Serie A.

Drejtori sportiv i bardhekaltërve deklaron për La Lazio Siamo Noi se dy janë prioritetet për këtë moment, teksa se do ishte fatale pezullimi përfundimtar i këtij sezoni dhe e mbyll me një mendim në lidhje me merkaton.

Prioriteti kryesor është luftimi i koronavirusit dhe mbyllja e sezonit. Do të ishte fatale në aspektin ekonomik të klubeve nëse nuk përfundon kampionati. Shpresoj të luajmë shanset tona për titull deri në javën e fundit, edhe pse nuk dihet akoma se kur mund të rinisin ndeshjet.

Merkato? Do mendojmë për të pasi të rifillojë kampionati. Një gjë e sigurt, kjo merkato do të jetë shumë e komplikuar. Ulja e përgjithshme e çmimeve është e mundur. Nuk më intrigon fare hipoteza e mbajtjes hapur të merkatos deri në dimër”, përfundon Igli Tare. /abcnews.al