“Tani më njeh i gjithë pallati”, gjyqtarja padit portalin: Dua 5 milion lekë

schedule13:23 - 21 Shkurt, 2020

schedule 13:23 - 21 Shkurt, 2020

Gjyqtarja Enkeleda Kapedani ka paditur ditët e fundit portalin neësbomb.al pas publikimit të një lajmi në lidhje me lirimin nga burgu të Viktor Ymerit disa muaj më parë.

Gjyqtarja pretendon në padi se portali i drejtuar nga Anila Basha ka publikuar një foto të sajën dhe rrjedhimisht, kjo e ka bërë të “identifikueshme në pallatin e saj, ndryshe nga më parë kur nuk e njihte askush”.

“Që prej asaj dite jeta ime nuk ka vijuar më normalisht. Së pari më ka shkaktuar stres familjar, pasi familjarët e mi vuajnë përgjegjësinë e vendimarrjeve të mia. Bashkëshorti dhe fëmijët e mi, identifikohen si personat e publikuar në një foto së bashku me një gjyqtare që kishte bërë të pabërën pasi kishte nxjerrë nga burgu të fortin e bandës së Gaxhait. Deri para publikimit të fotos, unë isha person i panjohur në ambientin ku jetoj pasi askush nuk dinte se kush isha unë dhe çfarë pune bëja, Falë publikimit të fotos time private të vjedhur në profilin tim, tashmë më njeh i gjithë pallati, madje e gjithë lagjia”, thuhet në padinë e gjyqtares.

Me këtë argument, Kapedani kërkon nga neësbomb.al një dëmshpërblim prej 5 milion lekësh duke përdorur si precedent “Von Hannover’ kundër Gjermanisë ku GJEDNJ ka specifikuar që ‘fotografitë e botuara nëpër revista e gazeta mund të përmbajnë të dhëna tepër personale dhe madje intime në lidhje me një person’.

Në shkrimin tij, portali theksonte se Ymeri është liruar pikërisht nga gjyqtarja Kapedani, e cila ishte emëruar në detyre me dekret të Presidentit Nishani.

Fotoja e publikuar nga portali: