Tamponi negativ: Buzëqesh Tuchel, sulmuesi gati për duelin e mesjavës

schedule12:57 - 14 Shtator, 2020

schedule 12:57 - 14 Shtator, 2020

Dy ndeshje në kampionat, dy humbje dhe shumë lojtarë të infektuar me koronavirus. Situata te PSG nuk është më e mira, por trajneri Tuchel e di mirë se ekipi i tij do të rikthehet të sukseset në momentin që do e ketë kontingjentin e plotë.

Gjermani ka marrë një lajm të mirë nga Mauro Icardi, një prej lojtarëve të prekur nga Covid-19. Sulmuesi argjentinas është shëruar plotësisht, TycSports raporton se tamponi i kryer ka rezultuar negativ dhe 27-vjeçari do të rikthehet në stërvitje.

PSG luan ndeshjen e tretë të sezonit të ri në Ligue 1 në shtëpi kundër Metz (e mërkurë, 19:00) dhe Tuchel pritet t’i dhurojë disa minuta aktivizim lojtarit ofensiv. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!