Tammy Abraham, i lindur me 2 tetor 1997, është shpresa e madhe e klubit të Chelsea. Sulmuesi i talentuar ka marrë besimin e plotë nga trajneri i ri Frank Lampard dhe deri më tani, ka qenë i shkëlqyer. 21-vjeçari ka luajtur 6 ndeshje në Premier League, 5 si titullar, dhe ka shënuar plot 7 gola.
Një produkt i akademisë së Chelsea, Abraham ka kaluar shumë eksperienca dhe si i huazuar në disa skuadra. Aty ku ra më shumë në sy, ishte sezonin e shkuar, tek Aston Villa, ku bëri një sezon shumë impresionues. Në Championship, Abraham u aktivizua në 40 sfida në kampionat, duke shënuar plot 26 gola.
Abraham premton shumë për të ardhmen dhe ka një potencial të jashtëzakonshëm. Frank Lampard pranoi se talenti anglez i kujton Didier Drogba, sulmuesi i cili shkroi historinë me Chelsea në mesin e viteve 2000./abcnews.al