“Talleshin me mua”, rrëfehet Lei Kraja: Koleget më thonin nuk bën për televizion

schedule22:15 - 11 Prill, 2022

schedule 22:15 - 11 Prill, 2022

Lei Kraja është një nga moderatoret sportive më të pëlqyera nga publiku. Ajo komentohet jo vetëm për daljet televizive, por edhe për pamjen e jashtme.

Mirëpo, së fundmi, e ftuar në “N’Zoom”, Lei është kthyer pas në kohë dhe ka treguar se është përballur me shumë kritika dhe tallje nga koleget e saj të punës.

Megjithatë, tani Kraja i falenderon sepse për shkak të tyre ia ka dal.

“Mësimi i gjuhës ka qenë shumë i vështirë në fillim. Për shkak se jam edhe shkodrane me origjinë dhe gjuha shkodrane nuk pranohet në televizion. Ishte pikë së pari e vështirë të dalloja gjuhën shkodrane dhe gjuhën letrare. Në fillim talleshin pafund me mua, një gjë shumë normale por ok. Më bëri disa momente të ndrojtur, dyshoja tek vetja, por nuk dorëzohesha. Thoja ok, rëndësi ka që të mos dorëzohem. Kisha disa kolege në punë që thonin, “Lei nuk bën për televizion.” Vetëm nga ato, dmth duhet t’i falendëroj, sepse isha në disa momente gati për t’u dorëzuar, sepse nuk e mendoja që ta vazhdoja. Pastaj thashë vetëm për shkak të atyre do ta vazhdoj karrierën, kështu që i falendëroj”, rrëfeu moderatorja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!