Talenti thyen barrierat, 22-vjeçari nga Kosova bën vepra arti me këmbë

schedule23:37 - 27 Nëntor, 2022

schedule 23:37 - 27 Nëntor, 2022

Dashuria për artin ndonjëherë e tejkalon çdo kufi. Ky është rasti i Arjon Krasniqit, 22-vjeçari nga Malisheva që ka sfiduar çdo vështirësi me të cilën e ka përballur jeta.

Arjoni ka lindur pa duar, por kjo nuk e ka ndaluar që të zhvillojë pasionin e tij për pikturën.

Ai ka filluar që në moshë të vogël të shfaqë talentin e tij dhe pikturat i dërgon jashtë shtetit për t’i shitur.

Përpos artit, ai po diplomohet edhe në fakultetin e ekonomisë.

Mbështetja më e madhe për Arjonin ka qenë i ati, i cili pavarësisht vështirësive, shprehet se është krenar për të birin.

/abcnews.al