Roma gjen zëvendësuesin e Nicolo Zaniolos. Klubi italian arriti marrëveshjen me Barcelonën për shërbimet e Carles Perez. 21-vjeçari spanjoll është huazuar në kryeqytetin italian me të detyrim blerje nga verdhekuqtë për një shumë prej 12-13 milion eurosh.
Perez aktivizohet në krahun e djathtë të sulmit dhe këtë sezon shënoi tre gola në 13 ndeshje të zhvilluara me ekipin katalanas (njërin ia shënoi Interi në San Siro). Negociatat ishin intensive dhe Barcelona ia doli të vendoste një klauzolë riblerje në akord.
Kampionët e Spanjës kanë të drejtën e blerjes së Perez në të ardhmen, nëse barazojnë ofertat që merr Roma. Lojtari i Spanjës U21 ka zbarkuar sot në Itali dhe pas kontrolleve mjekësore do të vijë edhe firma e prezantimi i tij. /abcnews.al

