Thuajsë në çdo orë të ditës, në Qendrën Kulturore të Fëmijëve, dëgjohen tinguj muzike e zëra melodiozë, teksa bëjnë prova e marrin mësime të kantos.
Aishe Ademi është drejtoreshë e Qendrës Kulturore për Fëmijë, por pasioni dhe përkushtimi i saj për të zbuluar e mbështetur talentet e reja në muzikë, e kanë lidhur aq shumë pas punës me fëmijë.
Plot 38 vite ka në profesionin e saj e sigurisht punë që veç ndjenjës së kënaqësisë që të ofron, ka edhe vështirësitë e saj që lidhen me mungesën e kushteve, rënien e interesit e mbështetjes.
Vetë Aishja, karrierën e saj e ka nisur herët, që në moshën 5–vjeçare.
Kur bëhet fjalë për interesin në muzikë, mësuese Aishja thotë se fëmijët sot rriten në ambiente me zhurmë dhe jo me muzikë. Sipas saj, në fillim është e vështirë për t’I futur në botën e muzikës, por me kohën e përqafojnë atë.
Edukimi mësimor në shkolla është kyç që të rinjtë të kenë një interes e dëshirë më të madhe për muzikën.
Në Kukës, numri i talenteve është tkurrur.
Një tjetër aspekt është edhe tregu komercial I muzikës, duke lënë pas dore edhe muzikën e bukur.
Aishja thotë se është bërë e vështirë edhe përzgjedhja në shkolla e talenteve.
Sipas drejtoreshës, fëmijët që ndjekin këto kurse të muzikës dhe angazhohen në aktivitete, janë përçuesit më të mirë të vlerave të trashëgimisë kulturore.
Gjithmonë për fëmijët ka emocione para shfaqjeve dhe koncerteve.
Gjatë provave punon shumë me fëmijët dhe këndon bashkë me ta, duke e cilësuar si mjet komunikimi.
Sipas saj, folku i Kukësit dhe tabani kulturor është më i miri, ndaj nuk ngurron që edhe të këndojë./abcnews.al