Nga dera e liceut artistik “Jordan Misja” gjithnjë kanë dalë talente nga fusha të ndryshme. Instrumente, vokal dhe art pamor. Kësaj here profesori dhe kitaristi Denis Bizhga mbështet tre talante të reja. Në kuadër të 75 vjetorit të së bashku me tre nxënësit e tij, Nea Kajca, Xhoni Xhavari dhe Stefani Stefani sollën në skenën Tonin Harapi magjinë e tingujve spanjollë të kësaj muzike.
Talentet sipas tij nuk mungojnë as këto kohë, por shqetësim mbetet largimi i tyre. Instrumenti i kitarës vitet e fundit ka marrë një vëmendje të shtuar.
Ndërkohë që kitara merr vëmendje, repertor të dedikuar për këtë instrument ende nuk ka.
Mbrëmja spanjolle solli periudha të ndryshme të kësaj muzike nga loja virtuoze e të rinjve së bashku me profesorin duke shtegtuar që nga epoka baroke e deri ne shekullin e 20-të. /abcnews.al/