Erling haaland do të vihet nën urdhrat e Pep Guardiolës sezonin e ardhshëm, pasi sulmuesi norvegjez zgjodhi Manchester Cityn si skuadrën ku do të vazhdojë karrierën.
Për këtë transferim padiskutim është i kënaqur edhe tekniku katalanas, i cili është shprehur se lojtarë të kalibrit të Haaland të ndihmojnë të arrish rezultate si dhe të bëjnë një trajner më të mirë.
“Haaland do të adaptohet shpejt në mënyrën se si duam të luajmë ne. Një sinjal i mirë për të ardhmen, shpresoj që do të jetë këtu për shumë vite”, deklaroi fillimisht trajneri spanjoll.
Mua më pëlqen të punoj me lojtarë të mëdhenj. Ata të bëjnë trajner të mirë. Një talent i jashtëzakonshëm, do ta ndihmojmë atë sa më shumë të jetë e mundur”, përfundoi Guardiola. /f.a/abcnews.al