Talat Xhaferri konfirmon për ABC News shpërndarjen e parlamentit në Shkurt

schedule12:47 - 26 Tetor, 2019

schedule 12:47 - 26 Tetor, 2019

Kryetari i parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri konfirmoi në një intervistë ekskluzive për ABC Neës se zgjedhjet e reja parlamentare nuk do të sjellin risi në kuptimin e rrugës euro-atlantike të vendit, megjithatë, janë qytetarët ata që do të përcaktojnë bartësin e mandatit të ri qeveritar. Xhaferri konfirmoi se partia e tij, BDI, shkon e vetme ne këto zgjedhje.

Kryetari i parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri, i cili vjen nga Bashkimi Demokratik për Integrim, partia e Ali Ahmetit, konfirmoi në një intervistë ekskluzive për ABC News se BDI do të hyjë e vetme në zgjedhjet parlamentare të 12 prillit, pa koalicion parazgjedhor.

Zoti Xhaferri tha gjithashtu se zgjedhjet e reja parlamentare nuk do të sjellin risi në kuptimin e rrugës euro-atlantike të vendit, megjithatë, janë qytetarët ata që do të përcaktojnë bartësin e mandatit, përkatësisht fituesin e zgjedhjeve. Ata do të vendosin nëse do të jetë LSDM e kryeministrit Zaev apo VMRO-DPMNE e kryetarit të opozitës Mickovski.

Zoti Xhaferri konfirmoi gjithashtu se parlamenti i vendit do të shpërndahet në shkurt të vitit të ardhshëm. Ndërkohë, ai pohoi se do të jetë parlamenti I ri ai që do të ratifikojë protokollin e anëtarësimit në NATO, dhe kjo, për shkak të vonesës së ratifikimit të protokollit nga Spanja, ku mbreti ka vendosur përsëritjen e zgjedhjeve. /ABC News Albania

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!