Taksohet biznesi i vogël? Rama: E pavërtetë, kjo s’do të ndodhë deri në vitin 2029

schedule20:55 - 24 Maj, 2022

schedule 20:55 - 24 Maj, 2022

Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë lajmin e raportuar nga disa media se mund të taksohet biznesi i vogël. Në një postim në llogarinë e tij në Twitter, kreu i qeverisë i cilëson informacionet si të pavërteta.

Rama shton se, është thënë edhe më parë që taksa për biznesi i vogël është zero, dhe e tillë do të qëndrojë deri në vitin 2029.

EDI RAMA NË TWITTER

“Një LAJM I RREMË ka marrë dhenë: Rama do të taksojë biznesin e vogël! Ne jemi partia që e bëri Shqipërinë të vetmin vend në Europë me taksë zero e me TVSH zero për Biznesin e Vogël dhe kjo (e kemi thënë) nuk do të ndryshojë deri në vitin 2029!Të tjerat janë tutkunërira mediatike!”  /abcnews.al/