SHKODËR- Në qytetin e Shkodrës taksitë e palicencuara po dëmtojnë personat e rregullte që janë të regjistruar në këtë sektor. Ata thonë se informalitet i ka nxjerrë jashtë loje, pasi me punën e tyre nuk nxjerrin as shpenzimet ditore.
Taksistët thonë se kjo situata është prezente prej 5 vitesh dhe nuk ka asnjë masë ndëshkuese për abuzuesit.
“Asnjë zgjidhje. Ne nuk dimë gjë tjetër se kujt t’i drejtohemi. Ne paguajmë 10 mijë lekë në ditë. Kjo ka 5 vjet. Ke taksi në të zezë”, tha njëri prej tyre.
Një tjetër thotë se ka marrë kredi për të paguar detyrimet në bashki për shkak se të ardhurat nga puna janë të pamjaftueshme për shkak të konkurrencës së pandershme. Ata bëjnë thirrje të vendoset rregulli dhe të luftohet informalitetit pasi i dëmton shumë.
“Na shkatërruan fare. Ka arritur kulmin. Njëherë në tre muaj i çoj 370 mijë lekë bashkisë, 220 mijë lekë paguaj në vit parkimin dhe gjelbërimin. Kam marr kredi për të paguar 270 mijë lekëshin”, tha ai./n.m.abcnews.al