Taksistët e Shkodrës në protestë, shkak informaliteti

schedule16:38 - 17 Shkurt, 2023

schedule 16:38 - 17 Shkurt, 2023

Taksistet e licencuar 4+1 në Shkodër kanë dal në protestë pasi sipas tyre informaliteti po I dëmton edhe pse janë pagues të rregull të detyrimeve ndaj shtetit

Thonë se kërkesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhër…

 “ Informaliteti po na dëmton së tepërmi. Shkodra është I vetmi qytetit që nuk është vënë dorë në disiplinimin e informalitetit të taksive. Kemi takuar, nënkryetar të bashkisë, kryetar të bashkisë, Drejtor Rajonal të Tatim Taksave, shefin e krimit ekonomik dhe asgjë nuk është zgjidhur. Kemi kërkuar takim me Drejtorin e Policisë por ende nuk kemi përgjigje”

“Informaliteti në mes të Shkodrës, në gjithë botën nuk gjën si këtu. Ne paguajm 10 mijë lekë taksa në ditë, ne asnjë herë nuk kemi refuzu. Vjen tjetri e thotë, hajde për lushnje, hajde për peshkopi, e Zoti e di se prej nga vijnë ata. Shteti duhet ta shoh këtë punën e infformalitetit, se për ndryshe do doërzojm edhe ne targat dhe do dalim në rrugë. Nëse unë kam një problem me ty, sa mirë më gjen shteti ku jam. Po si nuk e din se këtu në mes të shkodrës ka taksi informal”

“ I bajm kërkesë, krimit ekonomik, bashkisë shkodër, policisë rrugore me na ndihmi, deri në prill duhet me pagu 320 mijë lekë, plus 250 parking vjetor. Dal nadje në 7 sahati shkoj në shpi në drakë me 9 mij lekë xhiro”.

Informaliteti në shërbim taksi 4+1 në Shkodër ka nxjerr disa herë në protest taksistët, por pa gjetur në zgjidhje. Aktualisht në Shkodër janë rrethn 45 taksi të licensuara për këtë shërbim.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!