Taksa serbe, ekspertët: Shkëmbimet tregtare Kosovë-Shqipëri, të vakëta

schedule15:21 - 23 Shkurt, 2019

schedule 15:21 - 23 Shkurt, 2019

Edhe pse deri më tani është folur për eliminimin e barrierave tregtare mes Shqipërisë dhe Kosovës, ekspertët tregojnë se kjo ka mbetur vetë në kuadrin e deklarateve politike. Niveli i shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve, veçanërisht eksportet mbeten në nivele tepër të vakëta.

Kur Kosova i vendosi taksën 100 për qind produkteve serbe, në Shqipëri u mendua për “lulëzim” shkëmbimesh tregtare mes Shqipërisë dhe Kosovës. Sipas Presidentit të Qendrës Shqiptare të Eksporteve, Alban Zusi kjo gjë nuk ka ndodhur mes dy vendeve. Sipas Zusit eksportet kanë qenë të vakëta.

Alban Zusi, president i Qendrës Shqiptare të Eksporteve: “Kishte pritshmëri të lartë që të rriteshin me vendosjen e taksës për mallrat serbe në Kosovë. Pat një ndikim në momentin e parë në industrinë e  miellit, u rritën shkëmbimet nga ky sektor nga Shqipëria drejt Kosovës dhe më pas kjo ngeli e vakët veçanërisht në nivelin e bizneseve të vogla e të mesme”.

Për të pasur rritje të shkëmbimeve tregtare, Zusi thekson se duhet të hiqen barrierat tregtare mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Alban Zusi, president i Qendrës Shqiptare të Eksporteve: “Kjo taksë do ketë impakt të pandjeshëm përsa kohë ne kemi barrierë kufitare ndërmjet dy vendeve, e cila është tarfifa e shërbimeve private, për të kaluar nga një anë e kufirit në tjetrën, jo tarifa fiksale dhe doganore, dhe koha e këtij shërbimi janë barrierat kryesore që çfarëdo të ndodhë  nuk ka për të lejuar që të kemi rrijte të shkëmbimve tregtare”.

Prej dy vitesh INSTAT raporton ulje të eksporteve, fenomen ky i vënë re edhe në raportin e muajit janar 2019. Të dhënat e INSTAT tregojnë se uljen më të madhe e kane pasur eksportet me vendet  si Kosova, Italia dhe Spanja.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!