Taksa nga Kosova, Rama: Bllokim i çuditshëm! Kur thoja unë që jemi të parët që po hapemi…

schedule16:21 - 1 Qershor, 2020

schedule 16:21 - 1 Qershor, 2020

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendosjes së taksës nga Kosova për makinat që vijnë nga Shqipëria, duke e quajtur atë bllokim të çuditshëm si dhe duke ironizuar ata që kërkonin hapje të menjëhershme të kufijve.

Ai kujton deklaratat e bëra më herët se ne jemi vendi i parë që po hap kufijtë, ndërsa thotë se shumë shtete vijojnë të qëndrojnë të mbyllur.

“Na hap kufijtë o Ramazon se gjithë bota i ka hap!”e kur thosha jo s’i ka hap gjithë bota, ne do jemi nga të parët fare, gënjeja unë! Po tani që ne i hapëm e shikoni që të tjerët jo? E pra, unë kam njëmijë të meta, po nuk gënjej dhe mirë a keq them atë që bëj dhe bëj atë që them!

Dhe mos keqkuptohemi, s’e kam me bllokimin e çuditshëm të makinave të Shqipërisë në kufirin e Kosovës për dizinfektim, po për plot kufij fqinj ose jo, që janë ende mbyllur! Prandaj durim, besim dhe kujdes nga nxitimi në ngrënien e rrenave se helmojnë gjakun e çorodisin mendjen!”, shkruan Rama./abcnews.al