Këngëtarja e njohur, Miley Cyrus ka rezultuar pozitive me Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një postimi në Twitter, ku shprehet se është infektuar pasi gjatë turneut ndërkombëtarë me koncerte kishte takuar qindra fansa gjatë ditës.
“Duke udhëtuar nëpër botë, duke luajtur për 100,000 njerëz në natë dhe duke takuar qindra fansa në ditë, shanset për të marrë Covid janë goxha të larta. Unë kam Covid tani, por padyshim ia vlejti… Po ndihem mirë, kështu që mos u shqetësoni për mua!”, ka thënë këngëtarja.
Më herët, Miley zbuloi se avioni i saj ishte goditur nga një rrufe gjatë rrugës për në festivalin Asuncionico në Paraguaj. Avioni u detyrua të bënte një ulje emergjente dhe më vonë festivali u anulua për shkak të kushteve ekstreme të motit. Mesa duket problemet nuk kanë së ndaluri për këngëtaren./abcnews.al