Takimi Rama-Dendias, Islami: Çështja çame kryesore, duhet të marrë zgjidhje

schedule19:52 - 20 Tetor, 2020

schedule 19:52 - 20 Tetor, 2020

Ish ministri i Jashtëm Kastriot Islami në intervistën e tij në Abc News ka theksuar se takimi i kësaj të marte mes Edi Ramës dhe homologut të tij grek, është trajtuar më shumë si një shfaqje cirku nga ana e Ramës.

Islami ka komentuar dhe çështjen për heqjen e ligjit të luftës ku ka theksuar se kjo nuk është një çështje e përbashkët, pasi i përket vetëm Greqisë.

Çështja e ligjit të luftës është një estradë dhe humor i zi që hapet sa herë që diskutohen çështjet mes Shqipërisë dhe Greqisë. Unë kam qenë vetë ministër i Jashtëm dhe e kam parë që kjo është një çështje është mbyllur në momentin që janë vendosur marrëdhëniet mes dy vendeve pasi nëse vendet do të ishin në luftë atëherë nuk do të krijohej një marrëdhënie e tillë.

Kur është firmosur traktati i miqësisë në 96’ mes dy vendeve në mënyrë politike dhe morale është hequr ky ligj, dhe kjo më shumë është një çështje lapsusi politik.

LEXO EDHE: Kufiri detar në Hagë, ish ministri i Jashtëm: Mund të miratohet marrëveshja e 2012-ës

Nuk mund të bësh një traktat me një shtet që je në luftë nuk mund të ketë dy shtete në luftë,. Nuk mundet një shtet të të mbështesë ty nëse je në  luftë, nuk ka ligj lufte mes dy vendeve tona, mund të jetë thjesht një replikë, dhe ne duhet ta zbërthejmë një gjë të tillë. Ne s’kemi pse të biem dakord me asgjë me Greqinë, pasi është Greqia që e ka dhe duhet ta heqë një ligj të tillë. Ministri i Jashtëm grek tha se do ta shfuqizojnë jo se ka rënë dakord”, është shprehur Islami.

Ndër të tjera ai ka theksuar se një ndër çështjet më të rëndësishme për të cilën të gjithë duhet të fokusohen është zgjidhja e çështjes çame, por që Rama duket se një gjë të tillë nuk e ka përmenduar më prej shumë kohësh.

Çështja çame është një ndër kryesoret dhe duhet të marrë zgjidhje, ndaj palët duhet të ulen dhe të gjejnë një zgjidhje fikse në lidhje me këtë. Kjo është një çështje që duhet të trajtohet me siguri dhe me seriozitet të caktuar, kjo nuk është çështje që të trajtohet si nacionalist apo për ti bërë qefin BE-së por thjesht një çështje që duhet të marrë zgjidhje”, ka thënë ndër të tjera ish ministri i Jashtëm. e.su./abcnews.al