Takimi në Bruksel pa asnjë marrëveshje, Petkoviç: Prishtina “po e vret” dialogun

schedule16:20 - 3 Korrik, 2024

schedule 16:20 - 3 Korrik, 2024

Kryenegociatori i Serbisë në bisedimet me Kosovën, Petar Petkoviç, nëpërmjet një reagimi në platformën X shprehet se “Prishtina po e vret” dialogun për normalizimin e marrëdhënieve.

Të martën u zhvillua takimi radhës në Bruksel, mes tij dhe kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, duke nisur kështu një rund të ri bisedimesh, të ndërmjetësuara nga përfaqësuesi i BE-së, Mirosllav Lajçak, por që përfundoi pa marrëveshje.

Palët diskutuan, gjithashtu për Marrëveshjen Bazë drejt normalizimit të marrëdhënieve, për Aneksin e zbatimit të saj, për të zhdukurit në luftë dhe për një marrëveshje për energjinë.

Petkoviç shtoi se Bislimi i “refuzoi” dhe “kritikoi” të gjitha këto.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!