Takimi në Bruksel, Aleksandër Vuçiç në “siklet”: S’ka dorëzim

schedule19:45 - 27 Shkurt, 2023

schedule 19:45 - 27 Shkurt, 2023

BRUKSEL- Prej orës 17:00, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka nisur takimin në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe dy zyrtarët evropianë, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak. Vuçiç, reagoi për këtë takim përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram duke e cilësuar atë si “takim të vështirë”.

“Takim i vështirë. E pritur. Nuk ka dorëzim”, shkroi ai, pa dhënë detaje të tjera.

 

Kurti dhe Vuçiç takuan edhe të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, përpara takimit të përbashkët.

Blloku evropian e konsideron takimin e sotëm mes tyre, të gjashtin me radhë, si më të rëndësishmin, sepse kësaj here, sipas burimeve në Bruksel, nuk do të ketë diskutime për menaxhimin e krizave, por për një dinamikë të re të raporteve.

Të dyja palët pritet të arrijnë pajtueshmëri për një propozim të BE-së për normalizimin e raporteve. Propozimi, i cili u është dorëzuar atyre në fund të verës, përkrahet edhe nga Shtetet e Bashkuara. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!