Takimi në ambasadën e SHBA, Haziri: Mbështesim dialogun e BE-së, Asociacioni kompetencë e qeverisë

schedule17:02 - 31 Janar, 2023

schedule 17:02 - 31 Janar, 2023

Nënkryetari i Lëvizjes Demokratike të Kosovës, Lufti Haziri ka komentuar për “Ballkan Update” të gazetares, Linda Karadaku në ABC News, takimin që ka pasur në ambasadën amerikane si edhe çështjen e asociacionit.

Haziri shprehet se në takim me ambasadorin Jeffrey Hovenier ka konfirmuar mbështetjen për procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, me përfshirjen e plotë të SHBA-së.

Nënkryetari i LDK-së sa i përket një marrëveshjeje të mundshme mes Kosovës dh Serbisë shprehet se partia ku është pjesë vazhdon të mbështesë një marrëveshje përfundimtare dhe me njohje reciproke.

Në lidhje me Asociacionin, ai shton se kjo mbi të gjitha është kompetencë dhe përgjegjësi e Qeverisë.

Lutfi Haziri: Me ftesë të ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, shkëlqesisë së tij Jeffrey Hovenier, sot kam marrë pjesë në emër të LDK-së në takim në të cilin konfirmova mbështetjen për procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, me përfshirjen e plotë të SHBA-së.

Orientimet e LDK-së për një marrëveshje përfundimtare, ligjërisht të obligueshme, dhe me njohjen reciproke në thelb të saj, mbesin të pandryshueshme.

Në lidhje me Asociacionin, LDK-ja vlerëson se kjo çështje është kompetencë dhe përgjegjësi kushtetuese vetëm e institucioneve të Republikës së Kosovës, në radhë të parë e Qeverisë. r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!