“Takimi ndodh në një moment kyç”, Sanchez: Njohja e dy shteteve është mundësia për paqe mes Izraelit dhe Palestinës

schedule12:40 - 16 Tetor, 2023

schedule 12:40 - 16 Tetor, 2023

Kryeminsitri i Spanjës, Pedro Sanchez, i pranishëm në Samitin e Procesit të Berlinit, që po mbahet në Tiranë foli ndër të tjera edhe për konfliktin mes Hamas dhe Izraelit, ku dënoi sulmet e Hamas dhe i dha të drejtë Izraelit duke respektuar të drejtën ndërkombëtare humanitare.

Ai shtoi po ashtu se duhet bërë e pamundura që ky konflikt të mos përshkallëzohet dhe të arrihet një paqe dhe kjo sipas tij mund të arrihet duke njohur dy shtetet, Izraelin dhe Palestinën.

“Natyrisht që Këshilli Evropian ka luajtur një rol që ju të bëheni pjese BE dhe rëndësia sa vjen e bëhet më e rëndësishme.

Takimi ndodh në një moment kyç, sepse sfidat kanë bërë që zgjerimi të jetë në krye të vëmendjes së saj.

Takimi në Granada krijoi edhe terrenin e duhur për këtë diskutime, se si mund të përshtatet BE me këtë zgjerim.

Në kërkojmë në këtë Samit, angazhimin nga Rajoni dhe ne besojmë se mund të krijohen gjera dhe mund të ketë fitime.

Ne takohemi në një tjetër moment kyç për komunitetin ndërkombëtar. Evropa është një shembull i cili tregon se dialogu funksionon, që bashkëpunimi ndërmjet kombeve funksionon, që dallimet mund t’i tejkalojmë dhe që pajtimi është e vetmja mënyrë për të ecur para, kjo është esenca e Procesit të Berlinit dhe BE.

Lufta e dhunës dhe konfliktit është e kundërta e asaj që ne mbrojmë dhe për këtë arsye unë dëshiroj që të riktheksoj edhe një herë që denojmë Hamasin për sulmin ndaj Izraelit dhe Izraeli ka të drejtën të mbrohet duke respektuar të drejtën ndërkombëtare humanitare.

Në duhet të punojmë për të shmangur përshkallëzimin e dhunës dhe të bëjmë të pamundur që të arrihet një paqe mes Izraelit dhe Palestinës dhe e vetmja mënyrë është njohja e dy shteteve” tha kryeministri i Spanjës./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!