Kryetarja e LSI dhe kryesuesja e listës së kësaj partie në Elbasan ka folur për mediat pas takimit me ambasadoren amerikane Yuri Kim. Duke folur për gazetarët, Kryemadhi tha se me diplomaten amerikane diskutoi për fushatën elektorale në qarkun e Elbasanit.
“Me ambasadoren diskutuam situatën e për situatën elektorale në qarkun e Elbasanit. Ka rëndësi që t’u krijojmë shanset dhe mundësitë të gjithëve të votojnë. Të mos iu ushtrohet presion institucioneve shtetërore, duke nisur nga ndihma ekonomike, me konfliktin e interesit që ka prokurori i Elbasanit, vëllain e ka të tretin në listën e PS.”
Më herët gjatë ditës, përpara takimit, Kryemadhi u shpreh se me ambasadoren Yuri Kim po takohej për t’u relaksuar, e jo për punë. sb/abcnews.al/