Takimi me Ilir Metën në selinë e PL, Yuri Kim: Dialog mes partive për të çuar përpara negociatat me BE

schedule17:35 - 23 Shtator, 2022

schedule 17:35 - 23 Shtator, 2022

Ambasadorja amerikane Yuri Kim është takuar sot me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Ambasada e SHBA-ve njofton se takimi është ne kuadër të takimeve të tjera me udhëheqës politikë shqiptarë.

Gjatë takimit, Kim theksoi nevojën që partitë politike të bashkohen në dialog për të forcuar demokracinë.

“Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim u takua sot me Kryetarin e Partisë së Lirisë, si pjesë e takimeve të saj të vazhdueshme me udhëheqës politikë shqiptarë. Ajo përsëriti nevojën që partitë politike të bashkohen për t’u angazhuar në dialog konstruktiv që forcon demokracinë, lufton korrupsionin dhe çon përpara negociatat e Shqipërisë për anëtarësimin e plotë në BE”, njofton ambasada.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!