Takimi me Escobar, Pampuri: Mbështetje për qëndrimin ndaj SHBA dhe Perëndimit, rekomandimet që na dha

schedule17:40 - 12 Prill, 2023

schedule 17:40 - 12 Prill, 2023

 

Diplomati amerikan, Gabriel Escobar ditën e sotme është takuar me liderët e opozitës, Ilir Metën dhe Enkelejd Alibeajn .

Deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri e pranishme në takimin me Escobar, e ftuar në “Newsline” tha se takimit i sotëm ishte vazhdim i mbështetjes ndaj grupit që ka mbajtur qëndrim të qartë ndaj SHBA dhe Perëndimit.

Me zotin Escobar nuk është hera e parë që unë jam e pranishme. Kjo sot ishte mbështetje ndaj grupit të PD, ndaj grupit që ka mbajtur një qëndrim të qartë ndaj SHBA dhe Perëndimit.

Ajo që u diskutua kanë qenë prioritet, dukeqenëse jemi në fushatë. Rekomandimet e OSBE/ ODIHR, kandidatët të jenë të pastër dhe të kenë integritet. Kjo ka qenë standarde dhe ka qenë tema, është diskutuar edhe për çështje të brendshme të PD.

Jemi shprehur qartë, kemi qëndrim konstant ndaj figurave non grata që kanë qene në PD dhe jashtë saj” u shpreh Pampuri.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!