Takimi Macron-Kurti në Paris, Gricourt: Shqiptarët janë boshti i qëndrueshmërisë së rajonit

schedule22:03 - 24 Qershor, 2021

schedule 22:03 - 24 Qershor, 2021

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, zhvilloi të mërkurën një vizitë zyrtare në Francë ku edhe u prit nga Presidenti Emmanuel Macron.

Këtë të enjte në emisionin “Log.” me gazetarin Endri Xhafo dhe me një panel të ftuarish, analistin Mentor Nazarko, gazetaren e “ABC” Linda Karadaku dhe  Serbeze Haxhiaj gazetare e Birn në Kosovë, fokusi ishte tek konferenca e përbashkët mes Kurtit dhe Macron dhe mesazhet që të dy liderët përcollën në këtë takim.

Lexo edhe: Kurti nga Parisi: Kosova do të jetë gjithmonë me aspirata demokratike, të angazhuar për paqe

Gjithashtu pjesë e këtij diskutimi ishte edhe Këshilltari Politik Sebastien Gricourt, i cili ndërsa u pyet nga të ftuarit për takimin Macron-Kurti në Paris, theksoi se Franca ka qenë gjithmonë një mbështetëse e Kosovës.

Lexo edhe: Macron pret kryeministrin Kurti në Paris: Kosova dhe Serbia të gjejnë kompromisin mes tyre

Po ashtu ai u shpreh se presidenti Emmanuel Macron ka qenë një nxitës kryesor për arritjen e një dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa theksoi se arritja e një marrëveshje të tillë për të është e lagët.

Më tej Gricourt u shpreh se për të shqiptarët janë boshti i qëndrueshmërisë së rajonit.

Pjesë nga intervista:

Sa janë mundësitë që “non-paper” të ketë ardhur nga Franca?

Sebastien Gricourt: Ka shumë teori, por sa i përket ndryshimit të kufijve besoj që kjo nuk vjen prej Francës.

Ai gjithashtu shtoi se tashmë është koha që të të forcohet pozita e Kosovës.

Linda Karadaku: Non-paperi i dytë ka qenë i ashtëquajtur “non-paper” francez. A ka materiale të tilla që qarkullojnë në qarqe të larta franceze?

Sebastien Gricourt: Ekzistojnë disa qarqe që i mbrojnë këto çështje të autonomisë, jo vetëm në Francë. Por dua të theksoj se këto janë vetëm “non-paper” dhe unë nuk i jap shumë rëndësi sepse sot është koha për ide të reja.

Linda Karadaku: Presidenti francez po flet në emër të Francës apo BE?

Sebastien Gricourt: Është e vërtetë që Franca është duke përgatitur kryesinë e Francës. Ndërsa për Ballkanin unë shpresoj vërtet që të nisin negociatat dhe sa i përket dialogut nuk kam pritshmëri se do të arrihet ndonjë marrëveshje.

Mentor Nazarko: A është e dështuar përfundimisht iniciativa e Macron për të përmbyllur dialogun?

Sebastien Gricourt: Besoj që nuk ka dështuar në këtë iniciativë, por është në vazhdim e sipër. Ndonëse ka pasur disa dështime në fillim. E shohim që ka përpjekje, por për mua është koha që të përmirësohet fillimisht jeta e qytetarëve.

Po ashtu ai shtoi se ende ka shumë punë për të ngritur shtetin e diplomacisë së Kosovës./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!