Në ndërmjetësimin e BE-së, ashtu siç edhe u njoftua këtë të martë u zhvillua takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç në Bruksel.
Fillimisht Kurti dhe Vuçiç, janë takuar me përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme Josep Borell.
Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se dialogu dhe rezultati i tij është rruga drejt të ardhmes europiane për të dyja palët, ndërsa shtoi se ky dialog ka sjellë rezultate të rëndësishme për qytetarët e Kosovës dhe ata të Serbisë.
“Dialogu dhe rezultati që del nga ai është rruga drejt të ardhmes evropiane të të dyja palëve. Dialogu ka sjellë rezultate të rëndësishme për qytetarët e Kosovës dhe ata të Serbisë”, ka thënë Borell.
Në këtë takim Kurti është i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Besnik Selimi, ndërsa Vuçiç është i shoqëruar nga ministri i Jashtëm Nikola Selakoviç./i.k/abcnews.al/