Ambasada amerikane në Kosovë këtë të enjte thekson se i emëruari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell ka thënë se takimi i 27 qershorit është një mundësi e mirë për hapjen e dyerve për zhvillim dhe investime ekonomike.
Në një postim në rrjetin social Facebook, ambasada shkruan se Grenell ka deklaruar se SHBA-të shpresojnë që liderët e të dyja vendeve do ta shfrytëzojnë këtë mundësi për t’ju rikthyer dialogut.
“I dërguari i posaçëm presidencial për negociatat e paqes në mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell sot dha këtë deklaratë në lidhje me takimin e ardhshëm në Ëashington me përfaqësuesit nga Kosova dhe Serbia:
“Kjo mundësi e Shtëpisë së Bardhë hap derën e zhvillimit të ri ekonomik dhe investimeve. SHBA-ja shpreson që liderët e Kosovës por edhe Serbisë do të shfrytëzojnë këtë mundësi për t’u rikthyer në dialog dhe për të filluar një epokë të re të prosperitetit dhe stabilitetit. Qytetarët e këtij rajoni meritojnë asgjë më pakë””, thuhet në njoftimin e ambasadës Amerikane./abcnews.al