Krerët e partive në koalicionin qeverisës me kryeministrin i Kosovës, Avdullah Hoti, këtë të hënë do të zhvillojnë një dakam në kuadër të zhvillimeve më të fundit të ndodhura mes Kosovës dhe Serbisë.
Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj janë parë duke hyrë në ndërtesën e Qeverisë, ku do të nisë dhe takimi mes lidërve ku do të diskutohet rreth dialogut me Serbinë dhe takimit që pritet të mbahet mes palëve më 4 shtator ne Shtëpinë e Bardhë në Uashington.
Hoti një ditë më parë përmes një postimi në Facebook ka thënë se bashkë me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj dhe atë të Nismës, Fatmir Limaj, do të bisedohet për zhvillimet e deritashme në procesin e dialogut dhe pritjet për takimin e Ëashingtonit.
“Ndërkaq, në orën 15:00 takohem me Mustafa, Haradinaj dhe Limaj për t’i informuar për zhvillimet e deritashme në procesin e dialogut dhe pritjet për takimin e Uashingtonit, si dhe për çështje të tjera në funksion të realizimit të programit qeverisës të dakorduar me të gjithë partnerët e koalicionit”, ka shkruar Hoti./abcnews.al