Takimi i Ohrit, Albin Kurti mbërrin në Maqedoninë e Veriut

schedule20:36 - 17 Mars, 2023

schedule 20:36 - 17 Mars, 2023

OHËR- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti tashmë ka arritur në Ohër. Të shtunën, më 18 mars, do të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, me të cilin do të diskutojnë për planin franko-gjerman, që parasheh normalizim të raporteve mes të dyja vendeve.

LEXO EDHE: Ekskluzive/ Kurti e Vuçiç, kërcënimi final. ABC News siguron dokumentin ‘non paper’

Kurti dhe Vuçiç tashmë kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në këtë takim. Ndërsa, përveç tyre pjesëmarrës do të jenë edhe shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borell, si dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.