Takimi i ministreve të Jashtëm të NATO-s, Igli Hasani bisedime dypalëshe me homologët në Bruksel

schedule12:10 - 27 Nëntor, 2023

schedule 12:10 - 27 Nëntor, 2023

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani do të marrë pjesë në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s, takim i cili do të zhvillohet në selinë e NATO-s në Bruksel në datat 28 dhe 29 nëntor 2023.

Ky takim i rëndësishëm shëben për të bërë një pasqyrim më të gjerë të agjendës së NATO-s, ndërkohë që ajo po fillon të fokusohet në prioritetet kryesore dhe arritjet në kuadër të 75-vjetorit të saj, i cili përkon dhe me mbajtjen e Samitit të Uashingtonit në korrikun e vitit të ardhshëm.

Gjatë qëndrimit në Bruksel, Ministri Hasani do të ketë edhe takime dypalëshe me homologë të vendeve anëtare si Turqia, Belgjika, Çekia, Danimarka, Estonia etj.

Menjëherë pas përfundimit të ministerialit të NATO-s, Ministri Hasani do të udhëtojë për në Shkup për të marrë pjesë në Ministerialin e Ministrave të Jashtëm të OSBE, në datat 30 nëntor – 1 dhjetor 2023.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!