Takimi i Brukselit/ Analisti: Vizita e përfaqësuesve të SHBA-BE ishte ultimatum për Kurtin

schedule16:41 - 25 Tetor, 2023

schedule 16:41 - 25 Tetor, 2023

PRISHTINË- Apeli i SHBA dhe BE bërë Kosovës për themelimin e asociacionit nuk është një kërkesës e re. Kështu u shpreh analisti nga Prishtina Agron Hoti në një intervistë për Ballkan Update me gazetaren Linda Karadaku.

Ai tha se vizita e të shtunës që i bënë Kurtit përfaqësuesit e BE dhe SHBA ishte një ultimatum për Kosovën, e cila duhet të zbatojë pa humbur kohë marrëveshjet, për të cilat është zotuar para ndërkombëtarëve.

“Kërkesa e BE dhe SHBA që Kosova të themelojë asociacionin e komunave me shumicë serbe nuk është kërkesë e re, ky është plan i ri në thonjëza, sepse kërkesat janë të vjetra dhe vizitat që i bënë Kurtit përfaqësues të BE dhe SHBA të shtunën  ishte një  ultimatum që i dha Kosovës dhe Serbisë, që të fillojnë  menjëherë zbatimin e marrëveshjes së Ohrit”, tha ai.

Ai theksoi se Kurti një ditë më parë nga Greqia la të kuptohet se Kosova do ta themelojë asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Kurti në vizitën që e pati dje në Greqia, për The Economist, e tha publikisht se ne menjëherë do fillojmë zbatimin e marrëveshje, që i bie që Kosova do të fillojë ta themelojë asociacionin si obligim ndërkombëtar që e ka marrë Kosova mbi vete”, tha ai.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!