Takimi i tretë i Minishengenit Ballkanik që u mbajt në Tiranë, u mbizotërua nga kundër deklarata për mungesën e Kosovës dhe Bosnjë Hercegovinës.
Edi Rama e quajti mungesën e Kosovës të dëmshme, ndërsa 4 liderët u zotuan ta cojnë nismën përpara. Zaev njoftoi se në shkurt do të nënshkruhet marrëveshja e lëvizjes së qytetarëve me karta identiteti dhe do të unifikohen lejet e punë.
Në takimin e tretë të Minishengenit ballkanik nuk u firmos ndonjë marrëveshje, por vëmendja u fokusua tek mungesa e Kosovës dhe Bosnjë Hercegovinës.
Rama: Refuzimi i Kosovës i pakuptueshëm, i dëmshëm. Po ndërtojmë urën mes të shkuarës dhe së tashmes. Plagët nuk kurohen me helm dhe acid. Nisma nuk ndalet, do të vazhdojë.
Vuçiç: Kjo nuk mund të shihet vetëm nga ata që nuk duan ta shohim. Jemi kaq të vegjël, kaq të parëndësishëm, nëse nuk bashkojmë tregjet tona, nëse nuk punojmë së bashku. Më thoni një vend nga ku nuk janë larguar të rinjtë dhe nuk po largohen ende? Si do ti kthejmë këta njerëz ne? Si do t’i mbajmë njerëzit tanë që ende nuk kanë ikur? Duke krijuar një atmosferë lufte dhe konflikti sepse kjo na ndihmon politikisht? U zemërova pak me mikun tonë Edi, sepse gjithë kohën duket sikur po mbrohet. Për cfarë duhet të mbrohemi? Sepse përpiqemi të bëjmë gjëra të mira për vendet tona? Të mbrohemi nga ata që duan të na shohin duke luftuar me njëri-tjetrin? A mund të na thoni të keqen që vjen nga kjo gjë që bëjmë këtu? C’të keqe ka për popujt tanë kjo gjë?
Rama: Nuk ka asnjë kusht të vendosur nga Serbia për Kosovën. Cfarë fiton Kosova duke mos ardhur? Ne nuk themi që marrëveshjet nuk vlejnë për Kosovën. Rrugë qorre për politikë të brendshme janë deklarimet.
Kryeministri Maqedonas tregoi se kur do të ketë produkt konkret samiti.
“Kemi vendosur që në shkurt të nënshkruajmë një memorandum për lëvizjen e lirë të njerëzve vetëm me karta identiteti dhe të unifikojmë dhënien e lejeve të punës për qytetarët e vendeve të rajonit..”, tha Zaev.
Katër liderët vizituan zonat e prekura në Durrës, dhe Presidenti Serb njoftoi vendimin e qeverisë së tij.
Vuçiç: Qeveria e Serbisë do të marrë një vendim të hënën për të ndihmuar me një ndihmë domethënëse parash, dhe besoj që do të jemi një nga dy apo 4 donatorët më të mëdhej një të ndihmuar njerëzit në Durrës e Thumanë.
Presidenti i Malit të Zi, qartësoi se Ballkani nuk heq dorë nga integrimi në BE.
Gjukanoviç: Nuk mendoj që pjesëmarrja e të gjithëve në këtë dialog në vetëvete përmban idenë e krijimit të ndonjë bashkimi ballkanik, që mund të zëvendësojë bashkimin tonë me BE. Jo. Ne duam të jemi anëtarë të BE-së. Nuk jemi të gatshëm ta ndryshojmë drejtimin strategjik tani.
Në distancë, kryeministri kosovar Haradinaj, tha se samiti ka si qëllim heqjen e taksws nga mallrat serbe.
Përgjigjen kryeministri Rama ja dha pas konferencës zyrtare. /abcnews.al