Shqipëria ka marrë vlerësime positive në takimin e 10-të të Këshillit të Stabilizim Asociimit në Bruksel. Në konferencën e përbashkët për shtyp, shefja e diplomacisë së BE, Mogerini renditi pritshmëritë për thellim të reformave, duke e vëne theksin tek ajo në drejtësi dhe reforma zgjedhore.
Në përfundim të takimit të 10-të të Këshillit të Stabilizim Asociimit, ministri për Europën dhe Punën e jashtme Ditmir Bushati në një konferencë të përbashkët me përfaqësuesen e lartë të BE-së Federicha Mogherini dhe komisionerin Johanes Hahn zbardhi pikat mbi të cilët u zhvilluan bisedimet, e frytshme sipas të dyja palëve.
Ditmir Bushati: “Ka një vlerësim për sa i përket ecurisë së reformave sfidave që kemi përpara. Procesi i refromës në drejtësi po sjell frytet e para. Gjithashtu diskutuam për progresin që Shqipëria ka patur kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Pata mundësi që të konfirmoj qëndrimin e qeverisë shqiptare, gadishmërinë e kryeministrit Rama si lider i mazhornacës, për të mbajtur hapur derën e dialogut me të gjithë aktorët politikë parlamentarë dhe aktorëve të tjerë institucional në funksion të jetësimit të atyre prioriteteve që janë të rëndësishmë për fatet e vendit, e kam fjalën kryesisht për reformën zgjedhore.”
Përfaqësuesja e lartë e unionit Federicha Mogherini deklaroi vlerësimin për Shqipërinë në konsolidimin e sundimit të ligjit duke vënë theksin tek reforma në drejtësi por duke marrë edhe shkas nga dënimet e dhëna vetëm një ditë më parë ndaj Emiliano Shullazit dhe 4 antarëve të bandës së tij.
Federicha Mogherini: “Nuk ka kushte të reja, si e dini. Ajo që është thelbësorë është që Shqipëria të thellojë këtë moment reformash dhe të mbajë të njëjtin nivel përkushtimi që ka treguar deri më tani. Kemi parë rezultatë konkrete, si p.sh. dënimet me burg të disa anëtarëve të organizatave kriminale një ditë më parë. Këto janë shenjat vitale të përkushtimit të arritjes së një rekordi të rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar, gjithashtu ramë bashkakrisht dakord se dialogu politik i vazhdueshëm dhe konstruktiv mbetet i rëndësishmë për plotësimin e axhendës që është por edhe qytetarët. Ndaj presim që të gjitha partitë politike të angazhohen në të.”
Komisioneri Hahn theksoi përparimin në fushën ekonomike të Shqipërisë.
Johanes Hahn: “Shqipëria ka krijuar kredencaiale të mira në fushën e qeverisjes ekonomike. ekonomia e tregut ka bërë progres. Pamë me kënaqësi rezultate të rritjes së vazhdueshme të ekonomisë dhe punësimet si dhe klima ekonomike jep mundësi për nxitje të reformave ekonomike”.
ABC News ngriti përpara përfaqësuesve të BE-së çështjen e boshllëkut të krijuar në Ministrinë e Brendshme për shkak të mungesës së dekretit të presidentit ndaj propozimit të kryeministrit, çështje për të cilën përfaqësuesi i Unionit Luigi Soreca bëri apeli për zgjidhje të situatës, apel të cilin Federicha Mogherini përsëriti.
“Është thelbësore për BE-në dhe vendet anëtarë për ta parë punën e ministrisë së brendshme plotësisht funksionale dhe aktive në mënyrë që punët e rëndësisshme të çështjeve kryesore për ne mund të zhvillohen plotësisht”.
Roli i Shqipërisë në rajon, ai i nxitjes së bashkëpunimit aktiv në ballkanin perëndimor dhe linjëzimi i politikës së jashtme 100% me atë të unionit ishin pjesë e vlerësimit ndaj vendit tonë gjatë takimit të 10-të të Këshillit të Stabilizim Asociimit./abcnews.al