Takimi Bardhi-Paloka dhe “kandidatët e përbashkët,” Berisha mbledh Grupin Parlamentar të PD-së

schedule11:44 - 19 Tetor, 2022

schedule 11:44 - 19 Tetor, 2022

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do të mblidhet ditën e sotme në orën 13.00. Kjo mbledhje Grupit të PD-së vjen pas asaj të zhvilluar të martën nga grupimi që mbështet Enkelejd Alibeajn.

Pas mbledhjes së djeshme kreu Enkelejd Alibeaj tha para gazetarëve se është më se e nevojshme që opozita të dalë me një kandidat të përbashkët.

Siç bëri vetë të ditur, qëllimi i takimit të së martës ishte që të informonte  grupin mbi takimin që Gazment Bardhi pati me të mandaturain e Sali Berishës për negociata rreth zgjedhjeve vendore, Edi Palokën.

Lexo edhe: “Primaret po bëhen fakt i kryer,” grupi i Berishës dhe ai i Alibeajt mbledhje paralele në seli: Bashkimin e duam po s’na duket i sinqertë

Kujtojmë se dy ditët e fundit kanë qenë intensive dhe me zhvillime mes dy grupeve në kampin blu. Të martën paradite u zhvillua në një bar-kafe përballë Parlamentit takimi i parë Edi Paloka-Gazment Bardhi.

Të dy të mandatuarit nuk dhanë detaje për mediat, por shtuan se do të takohen sërish duke theksuar se dalja me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet vendore të kësaj pranvere mbetet primare për të dy grupet.

Po ashtu, në selinë blu Sali Berisha mblodhi të martën pasdite Kryesinë e partisë. Në këtë mbledhje pritej edhe të miratohej rregullorja dhe detajet e tjera për procesin e Primareve. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!